FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat serbe: Thaçi kërcënon Serbinë me armë

Deklarata e zëvendës kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi për krijimin sa më të shpejt të Forcave të Armatosura të Kosovës ka bërë që mediat serbe mos të rrinë ‘urtë’.

Në ballinën kryesore të portalit “Telegraf.rs” është vënë titulli: SKANDALČINA! TAČI PRETI SRBIJI ORUŽJEM: Bivši vođa OVK formira i naoružava Vojsku Kosova! (Thaçi kërcënon Serbinë me armë…), shkruan ‘Zëri’.

Në këtë shkrim ndër të tjera shkruhej se Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mendon se Prishtina duhet të vazhdojë me krijimin e FAK-ut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet të vazhdojmë me krijimin e forcave të armatosura të Kosovës, e cila do të jetë një forcë e vogël, lokale dhe jo-ofensive, e cila do të veprojë me Kushtetutën dhe do të jetë nën kontroll të plotë civil “, ka thënë Thaçi, raporton “Danas”, Ai ka shtuar se “forca e armatosur të Kosovës si një komponentë multietnike e Kosovës dhe i arkitekturës rajonale të sigurisë, do të jetë e bazuar në një vlerësim strategjik të sektorit të sigurisë, që do të realizohet në bashkëpunim me partnerët nga NATO”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?