FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri serb në Rusi: Perëndimi po e injoron problemin e kosovarëve që iu bashkuan ISIS

Ministri serb i Punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq ka thënë dje në Rusi se terrorizmi e ka ndryshuar shumë skenën e sigurisë ndërkombëtare të cilës i është dashur t’i përshtatet realitetit të ri në të cilin terroristët mund të sulmojnë këdo, kudo dhe kurdo me qëllimin që të shkaktojnë shumë dëme dhe të vrasin sa më shumë njerëz, njoftojnë medie të Beogradit.
Ai ka folur sidomos për rajonin e Ballkani Perëndimor për të cilin ka thënë se është hapësirë e rëndësishme për rekrutimin e anëtarëve dhe të simpatizantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak.

Stafanoviq tha se sipas shënimeve të Europolit janë rreth 800 terroristë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor që deri më tash i janë bashkuar Shtetit Islamik në Lindjen e Afërt, transmeton Koha.net.

fjalëve të tij, më së shumti luftëtarë ka nga Bosnjë e Hercegovina dhe nga Kosova.
Ai ka theksuar se sfidë e veçantë për Serbinë është situata e ndërlikuar e sigurisë, në Kosovës (medie dhe zyrtarë të Beogradit vazhdon ta quajnë krahinën jugore të Serbisë), e cila siç tha ai, është e njohur me numrin e madh të ekstremistëve të lidhur me Shtetin islamik, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, e cila ka rol aktiv në Kosovë, sipas tij, deri më tash kryesisht e ka injoruar këtë fakt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stefanoviq ka marrë pjesë në takimin me temën “Evolucioni i strategjisë dhe i taktikës së organizatave ndërkombëtare terroriste” mbajtur në Moskë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?