FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndalohen në kufi – Shareviç dhe Gjuriç nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Ministrit të Arsimit të Qeverisë së Serbisë, Mladen Sharqeviç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, nuk u është lejuar sot hyrja në Kosovë. Ata janë ndaluar në vendkalimin kufitar në Jarinë, në veri të vendit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Shareviç dhe Gjuriç ishin nisur për të marrë pjesë në hapjen e Entit për mbrojtjen shëndetësore të studentëve, në Qendrën e studentëve në Mitrovicë të veriut, ent i cili është ndërtuar dhe furnizuar financiarisht nga Qeveria Serbisë.
Nga Zyra e Qeverisë së Serbisë është konfirmuar se Gjuriç dhe Sharçeviç janë kthyer pa shpjegime. Kjo Zyrë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës janë njoftuar për këtë vizitë, më 29 gusht.
Për herë të fundit, Gjuriç ka qëndruar në Kosovë me 12 korrik, për shënimin e festës në manastirin Banjska.
Paraprakisht, hyrja në Kosovë nuk i ishte lejuar as me 9 maj, kur në Mitrovicë të veriut ishte shënuar Dita e fitores mbi fashizmin.
Ai, atëherë, pati thënë se një veprim i tillë i Prishtinës është i turpshëm dhe goditje serioze ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve./REL/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?