FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndërkombëtarët: S’ka plan për Kosovën, palët të dalin vetë me propozime

Zyrtarë ndërkombëtarë kanë mohuar  se dy palëve të përfshira në dialog t’u jetë ofruar ndonjë plan për Kosovën, siç kanë raportuar ditë më parë mediat serbe. Përkundrazi, sipas tyre Kosova dhe Serbia duhet të dalin vetë me propozime konkrete rreth fazës finale të dialogut.

Megjithëse mediat serbe raportuan se BE-ja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe ia kanë dorëzuar presidentit serb Aleksandër Vuçiç një plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, një gjë të tillë e kanë mohuar ndërkombëtarët.

Nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se nuk ka asnjë lloj plani të tillë, i cili u është dorëzuar palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përkundrazi, në përgjigjen e kësaj ambasade thuhet se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të dalin vetë me propozime konkrete rreth fazës finale të këtij procesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, ka thënë për “Zërin” se  është tejet e rëndësishme që Kosova e Serbia ta vazhdojnë punën e tyre drejt përfundimit të dialogut pasi që, sipas saj, përparimi në këtë proces është i lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e tyre evropiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?