FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negocioi për lirimin e një të dënuari, arrestohet Kryetari i Gjykatës së Apelit

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj në Pejë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Mekaj është kapur në flagrancë.

Po ashtu këto burime bëjnë të ditur se bashkë me Mekajn është arrestuar edhe një femër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

“Policia ia ka bastisur edhe shtëpinë Kryetarit të Gjykatës së Apelit në Pejë”, thonë këto burime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas këtyre burimeve, Mekaj “ka negociuar për lirim lidhur me një rast të kapjes të një personi me drogë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë arrestimit, Mekaj u ka thënë policëve “se nuk po dini kë po e arrestoni”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?