FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nesër në Prishtinë urbanët do të jenë falas

Nesër shërbimi i Trafikut Urban do të jetë pa pagesë

Kështu ka bërë të ditur zyrtari për Komunikim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, për rtv21.

Autobusët pa pagesë do të jenë ata që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara. Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim është marrë si rezultat i masave emergjente për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, me ç’rast nga nesër do të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?