FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

New York-u mund të jetë stacioni i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi

Edhe pse pas dështimit të takimit të fundit në Bruksel mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u paralajmërua se këta dy do të ftohen së shpejti përsëri në Bruksel nga Mogherini, dhe u tha se kjo duhet të ndodhë para javës kur zhvillohet seanca plenare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, duket se kjo nuk do të ndodhë deri atëherë, shkruan sot Koha Ditore.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se janë të vogla gjasat që të mund të organizohet një takim i radhës në Bruksel për disa arsye.

Ndër to janë angazhimet e Vuçiçit, i cili do të udhëtojë në Kinë, pastaj agjenda e ngjeshur e përfaqësueses Mogherini, por edhe paqartësitë që janë krijuar pas dështimit të fundit në Bruksel dhe vizitës së presidentit të Serbisë Vuçiç në pjesën veriore të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

BE-ja vazhdon të jetë e ndarë rreth ideve që janë paraqitur gjatë verës për ndryshime të kufijve, pa marrë parasysh se si i quan cila palë këto.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?