FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga Londra vjen lajmi për Kosovën: Vendimi për vizat merret para pushimeve të verës

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se vendimi për liberalizim e vizave për Kosovën do të merret shumë shpejt. Ai ka premtuar se nuk do të ketë vonesa dhe shtyrje në këtë proces pasi do ta mbajnë premtimin dhe do ta marrin vendimin para pushimeve të verës.

“Do ta mbajmë premtimin dhe do të marrim vendim para pushimeve të verës”, ka thënë Hahn për KTV.
Ai po merr pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që ka nisur në Londër.

Sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas liderëve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?