FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis takimi Thaçi-Vuçiç në Bruksel

Pas përfundimit të takimeve të ndara në Bruksel, sapo ka filluar takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.
Ky takim i cili ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është i treti i ditës së sotme në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE’së, Federica Mogherini, ka thënë se në këtë takim u bisedua për përshpejtimin e çështjes së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

“Me Mogherinin u pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, në një intervistë për mediat në Kosovë, Thaçi ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq, se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?