FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rriten tensionet Kosovë-Serbi. Prishtina dënon deklaratat e Daçiç

Prishtinë, 09 janar 2017 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër deklaratat që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka bërë në lidhje me “gjoja sulme të diasporës  shqiptare në botë ndaj misioneve diplomatike të Serbisë”.

Ministria e Punëve të Jashtme, i konsideron këto deklarata nxitëse, tendencioze dhe që kanë për qëllim ta mbajnë në tension rajonin. MPJ vlerëson se kjo është gjuhë e viteve 90-a dhe e frikës kur Serbia i orekstronte vetë sulmet që ua atribuonte të tjerëve.

“Për Ministrinë e Jashtme të Kosovës deklaratat e Dacic janë të papranueshme dhe si të tilla të paqëndrueshme. Ato janë nxitëse dhe tendencioze, të cilat i kontribuojnë destabilizimit dhe prishjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në këto rrethana, akte të tilla të dhunës mund të orkestrohen nga vetë shteti serb, në mënyrë që t’i atribuohen pastaj diasporës shqiptare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daçiç kërcënon: Politikanët shqiptarë të mos luajnë me zjarrin

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?