FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Oliver Ivanoviçi u vra me urdhër të Beogradit”

Një vit pas vrasjes, emisioni “Udhëve” i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhri për eliminimin e Oliver Ivanoviçit është dhënë në Beograd.

Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.

Vrasja e Oliver Ivanoviç-it ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas emisionit, Ivanoviçi u vra me urdhër të Beogradit.

Swiss Digital Mobile Reklama

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit ‘Rekoshed’’ dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanoviqin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanoviq po bashkëpunonte, Milena Ivanoviç, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Përveç gruas së tij, këtu ishte i përfshirë edhe Shefi i të Ashtuquajturës Zyrës për Kosovën nga qeveria e Serbisë, Marko Djuriç.

Ndryshe, Ivanoviç nga qeveria serbe njihej si një nga zërat më kritikë të politikave të Beogradit dhe Vuçiçit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?