FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pacolli: Presim që në nëntor të anëtarësohemi në Interpol

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova është rikonfirmuar edhe një herë si shtet në agjendë për t’u anëtarësuar në Interpol.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se mbështetja është marrë me shumicë votash në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

“Kosova tani pret që në Asamblenë e Pergjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në Nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askend. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale”, ka shkruar kryediplomati kosovar, transmeton Klan Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?