FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Partia serbe në Mal të Zi, referendum për Kosovën

Partia serbe në Mal të Zi, Këshilli Kombëtar Serb (SNS), ka ndërmarrë një iniciativë për anulimin e vendimit të Qeverisë malazeze për njohjen e pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht për mbajtjen e një referendumi shtetëror në lidhje me këtë çështje.
Iniciatorët e këtij referendumi, presidenti i SNS-së, Momçilo Vuksanoviq dhe Simon Gjuretiq, sot kanë deklaruar se edhe patriarku serb Irinej e ka përkrahur iniciativën e tyre e cila i është dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi, raporton televizioni publik i Malit të Zi.

Siç bëhet e ditur, patriarku Irinej gjatë bisedës me zyrtarët partiakë të SNS-së, ka thënë se “mbështetja ndaj shqiptarëve për marrjen e Kosovës dhe Metohisë nuk është në pajtim me historinë shekullore të Malit të Zi dhe popullit të tij”.

“Ne jemi një popull. Askush nuk e kundërshton pavarësinë malazeze, por mbështetja për shqiptarët për kapjen e Kosovës dhe Metohisë nuk është në pajtim me historinë shekullore të Malit të Zi dhe popullit të tij e veçanërisht me ndjenjën e sundimtarëve të tij”, tha Irinej.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?