FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i KE viziton Kosovën

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të vizitojë javën e ardhshme rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.
Vizita e tij do të nisë në Shqipëri më 24 prill, nga ku do të vazhdojë në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Tusk tha se do t’i përçojë mesazhin rajonit se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm dhe investitori më i madh.

“Samiti (për Ballkanin Perëndimor në Sofje) duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, çfarë është më e rëndësishme, duhet t’i përmirësojë lidhjet me rajonin dhe brenda tij”, tha Tusk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh. /rel/.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?