FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presioni nga SHBA dhe BE, priten ndryshime në Qeveri

SHBA dhe BE, kanë bërë presion tek partnerët e koalicionit që të ulin këtë numër të madh të zëvëndësministrave në qeverisë e Kosovës. Nga 80 zv/ministra që ka Qeveria e Kosovës, pritet që ky numër të bie.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka thënë për portalin Arbresh.info se Qeveria nuk ka një informatë të tillë.

”Zëvendës ministrat sot kanë sjellë raport tek kryeministri dhe një raport i detajuar që të gjithë kanë punuar dhe kanë angazhime. Për këtë informacion që SHBA dhe BE kanë kërkuar diçka të tillë ne nuk e kemi këtë informatë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zenun Pajaziti nga PDK ka thënë se nuk është në dijeni për këtë. ”Jo për besë nuk jam në dijeni për këtë. Ajo çka kam dëgjuar është një tendencë për ta punuar ligjin për Qeverinë dhe aty ta rregullojmë këtë punë me ligj. Diçka tjetër nuk di, por ne mirëpresim çdo iniciativë ta bëjmë ligjin për Qeverinë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?