FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prishtina feston Vitin e Ri në shesh

Komuna e Prishtinës, ka dërguar agjendën e festimeve që do ndodhin sot në sheshet e Prishtinës.

Për të gjithë qytetarët që vendosin të rrinë jashtë shtëpive dhe të presin vitin e ri në mes të sheshit, Komuna ka organizuar një sërë aktivitetesh, të cilat sipas një njoftimi të komunës, festimet do të nisin nga ora 14:00.
Më poshtë e gjeni agjendën me aktivitetet e planifikuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ditën e sotme.

Agjenda e programit festiv:14:00 – 14:30 Nezafete Shala dhe grupi “Melodia”
16:00 – 16:30 Zanzi bend
17:00 – 17:30 Bendi “Kadenca”
17:45 – 18:15 Bendi “2 Korriku”
18:30 – 19:00 Neki Emra dhe bendi
20:00 – 20:30 Aragona bend
21:00 – 02:00 Programi festiv që do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin “Klan Kosova” (Me këtë rast, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të performojnë këngëtarë dhe bende të ndryshme, si Lyrical Son, “Zig Zag Orchestra”, Ansambli i këngëve dhe valleve “Dëshmorët e kombit”, bendi “ODA”, Xuxi dhe bendi, Era Istrefi, Denik Prizreni, Elinel, Taste2&Goblenet. I pranishëm në këtë organizim do të jetë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Po ashtu, në momentin e ndërrimit të viteve do të bëhet edhe lëshimi i fishekzjarrëve në mënyrë të kontrolluar, ndërsa do të ketë edhe befasi të tjera që janë të rezervuara ekskluzivisht për qytetarët që do të festojnë në shesh).
Gjithashtu, gjatë ditës do të performojnë edhe DJ LIKATEK, DJ Gamble, DJ MIM dhe DJ JAMES.
Nga ora 14:00 deri në orën 02:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të jenë rreth 40 shtande ku qytetarët do të shërbehen nga kafiteritë e qytetit. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?