FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Profesori i Universitetit të Prizrenit, kusht me seks studenteve për notën

Profesori i Universitetit të Prizrenit, B. Zahiti, i arrestuar ditë më parë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dyshohet se dhënien e notave kaluese apo notave të mira për studentet femra, sidomos ato më të bukura, e kishte kushtëzuar këtë me shkëmbim të shërbimeve seksuale.

E pabesueshme sesi mund të katandiset një universitet publik në këtë formë.  

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B. Zahiti nga Prishtina, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, duke kushtëzuar dhënien e notave me shkëmbim që t’i ofrojnë shërbime seksuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 18.06.2015 në ora 15:30 dhe do të zgjasë deri me datën 18.07.2015”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

Gjyqtari Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse duke qenë profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit e duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, e më qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete gjatë fundit të vitit 2014 dhe gjatë vitit 2015 i fton studentet e caktuara e që pas bisedave të gjata në zyre e gjithashtu jashtë zyrave përmes bisedave telefonike ua kushtëzon dhënien e notave me shkëmbim që ato ti ofrojnë shërbime seksuale”, ka thënë Kicaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?