FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pushimet, Kosova paralajmëron emigrantët: Kujdes në cilën kompani rezervoni biletat

Në prag të sezonit turistik, dhe gati në kohën kur emigrantëve kthen ne vendet e lindjes, Ministria e Infrastrukturës në Kosovë ka nisur një fushatë, nëpërmjet së cilës iu bën thirrje emigrantëve të bëjnë kujdes në rezervimin e biletave dhe kujt kompanie i drejtohen.

“Ministria e Infrastrukturës iu rikujton qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë me avion për Kosovë që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së biletave të aeroplanit. Në rast se keni ndonjë dyshim, ju lutemi shikoni historinë e agjencisë turistike ose konsultohuni me qendrën për mbrojtjen e konsumatorit në vendin tuaj para se ta blini biletën. Për të parë listën e kompanive ajrore të miratuara për të fluturuar në Aeroportin e Prishtinës vizitoni faqen http://www.mi-ks.net/sq/aviacioni-civil”, thuhet në videon njoftuese.

Kësaj fushate i është bashkuar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani është koha e pushimeve dhe diaspora jonë i drejtohet vendlindjes, Kosovës. Për të gjithë ju të nderuar mërgimtarë, është e rëndësishme të keni kujdes se tek kush avio-kompani bëni rezervimin e biletave. Pushime të këndshme!”, shkruan në rrjetin social facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?