FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramush Haradinaj: Serbisë duhet t’i tregojmë vendin, siç ja ka treguar Kroaci

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur ekskluzivisht në ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës, nga Colmari i Francës, nga ku ka thënë se është peng dhe se drejtësia franceze ka rënë pre e Serbisë. Megjithatë, ai është shprehur i bindur se në fund do të triumfojë.

“29 nëntor 2012 është vërtetuar e vërteta për pafajësinë time, por kjo nuk po i pëlqen Beogradit. S’ka qare, jemi në drejtën tonë. Do të jetë një lirim i pakusht. Jo gjyqtarët, por edhe gazetarët e kanë parë se nuk qëndron një kërkesë e tillë, krejtësisht politike”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbisë duhet t’i tregohet vendi. “Fqinjët i kemi të këqij. Serbisë duhet t’ja tregojmë vendin qysh ka bërë Kroacia”- tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë po ashtu se Serbia u ka shkaktuar të gjithë fqinjëve përreth tragjedi, por se tashmë nuk mund t’i fusë duart në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Na kanë nxirë jetën qindra vjet; sot ka dalë një brez tjetër që nuk lejon më të futen duart të shqiptarët, pavarësisht se çfarë ndodh me mua. Askush nuk do të na nëpërkëmbë. Le ta kuptojnë mirë se kemi në Kosovë asi djem si dikur që i kanë dalë Millosheviqit përballë”- ka shtuar Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?