FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Seanca konstituive – Kadri Veseli rikonfirmohet si kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kadri Veseli do të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Votimi i tij u bë në senacën e pasdites së sotme me  vota 62 pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim. Të pranishëm në seancë ishin 114.

Bashkë me kryetarin, deputetët kanë votuar edhe pesë nënkryetarët e rinj, të cilët përbëjnë kryesinë e re të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga momenti i zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani, bazuar Kushtetutën e Kosovës, i takon koalicionit PDK, AAK, Nisma, AKR dhe pakicat që të nominojnë edhe zyrtarisht mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Pritet që ai të jetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas procedurave, Haradinaj duhet të merr bekimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili i drejtohet Kryesisë së re të Kuvendit me kërkesën për thirrjen e seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Pas konstituimit të Kuvendit, votimi për Qeverinë mund të ndodhë që nga sot pasdite apo edhe brenda periudhës kohore prej 15 ditëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?