FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Senatori Amerikan: Kosovarët na falënderojnë që jemi atje

Senatori amerikan, James Lankford është kthyer në SHBA pas udhëheqjes së disa vizitave të një delegacioni kongresional në Turqi, Kosovë dhe Korenë Jugore, transmeton Klan Kosova.

Lankford i shoqëruar nga kongresmenët  Steve Russell dhe Markwayne Mullin, vizituan trupat nga Garda Kombëtare e Oklahomas të vendosur në Kosove, si dhe janë takuar me liderët dhe ushtarakët nga Turqia dhe Korea Jugore, për të diskutuar sigurinë regjionale, duke përfshirë edhe luftën kundër ISIS.

“Ishte një nder të vizitoja trupat e Gardës Kombëtare të Oklahomas në Kosovë, të cilët janë në mbrojtje të lirisë përtej oqeanit. Kosovarët janë falënderues për prezencën tonë aty, si dhe mbrojtjen tonë për shtetin e ri dhe lirinë aty” ka thënë Lankford.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?