FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbët akuzojnë Vuçiç se po bën “pazare” me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po përballet me presion të madh dhe akuza nga subjekte politike dhe shoqata të ndryshme brenda shtetit të tij lidhur me çështjen e Kosovës.

Siç raporton “FoNet”, iniciuesit serbë të thirrjes për mbrojtjen e “Kosovës dhe Metohisë” e kanë akuzuar presidentin Vuçiç, duke thënë se “ai i cili është betuar për të ruajtur integritetin e Serbisë, në mënyrë të hapur po tregton me territorin dhe sovranitetin e saj”.

Në komunikatë thuhet se Vuçiçi përsëri ka thënë një të pavërtetë duke deklaruar se “ne kemi një Kosovë të pavarur që nga viti 2008, ndonëse si jurist, ai e di se nuk ka shtetësi pa anëtarësim në Kombet e Bashkuara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pasi kësaj radhe ka lejuar që Kosova të ketë karrigen e saj në OKB, është e qartë se Kosova lehtë mund të bëhet e pavarur nga Serbia, nëse atij [Vuçiqit] i lejohet të vazhdojë, në kundërshtim me Kushtetutën e këtij vendi, krye në vete t’i zhvillojë negociatat”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përndryshe, ai ka thënë se nuk është i gatshëm të thotë – ja ku e keni Kosovën e pavarur për asgjë, por ajo nuk e ka domethënien: për asgjë në botë unë nuk jam i gatshëm të heqë dorë nga toka jonë e shenjtë, sepse, siç tha: “nga faktorët ndërkombëtar është duke pritur për një ofertë që do të jetë pak më mirë se deri më tani, me të cilën, për njohjen tashmë të konvertuar të Kosovës, Serbia do të marrë diçka në kthim – si në aspekti territorial ashtu edhe në aspektin e çdo gjëje tjetër”, thuhet në deklaratën e iniciuesve serbë të thirrjes për mbrojten e “Kosovës dhe Metohisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?