FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Serbia bën gati ushtrinë kundër Kosovës”, ja çfarë shkruan media serbe

“Shqiptarët e Kosovës përgatiten që të shtunën në mëngjes të hyjnë në veri të Kosovës dhe ta marrin Ujmanin në mënyrë, që të pamundësojnë që serbët të fitojnë diçka në Kosovë”, shkruan gazeta serbe “Kurir”.

“Sot në orën 13 shërbimet e sigurisë së Kosovës” kanë takim me kreun e pushtetit për t’u marrë vesh për detaje të këtij skenari i cili tashmë me ditë të tëra po përgatitet”, pretendon gazeta serbe.

Kjo gazetë pretendon se “ka zbuluar” se me ditë të tëra janë lëshuar dezinformatat mbi konfliktin dhe po përgatitet terreni për aksionin e nesërm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta vazhdon se, “hyrja në veri të Kosovës ka për qëllim të pamundësojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta bëjnë pozitën e serbëve të pavolitshme në negociata në Bruksel”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu shtohet se ushtria e Serbisë, policia serbe dhe shërbimet e sigurisë janë në gjendje gatishmërie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?