FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, që drejtohet nga Shpend Ahmeti, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët në vijim.

Përmes një njoftimi për media, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se tashmë janë në terren të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugës. Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i ngasin automjetet pa pajisje dimërore.

“Duke i pasur parasysh reshjet e vazhdueshme të borës, temperaturat shumë të ulëta dhe vështirësitë që këto kushte mund t’i sjellin në qarkullim, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 48 orët e radhës. Të gjitha kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve, me të gjitha kapacitetet që kanë duhet të jenë në terren. Përveç 8 kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin për shtyp të komunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komuna e Prishtinës i bën thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin automjetet e tyre pa pajisjet dimërore, si dhe të mos parkojnë makinat në vendet ku pengojnë kompanitë e pastrimit të kryejnë punët e tyre. Masat e tilla të ndërmarra janë për të shmangur bllokimet dhe aksidentet eventuale, megjithëse deri më tani të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?