FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthimi në Kosovë, një person në gjendje të rëndë

Nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh që ka ndodhur pak minuta më parë në Miradi të Fushë Kosovës, janë lënduar katër persona.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Nga katër të lënduarit, njëri është në gjendje më të rëndë.

Këtë e kanë bërë të ditur për Telegrafin zyra e informimit e Shërbimit Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK).

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju konfirmojmë se për momentin ka ardhur vetëm një rast në gjendje të rëndë. Ekipi emergjent po jep maksimumin dhe është duke reanimuar”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të SHSKUK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur evakuimin e personelit.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shpërthimi i rezervuarit të derivateve në Fushë-Kosovë, ka ndodhur gjatë pastrimit të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?