FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqetësimi i Isa Mustafës: Pa demarkacionin me Malin e Zi, rrezikohet liberalizimi i vizave edhe në 2017

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka transmetuar kabinetit të tij qeveritar shqetësimin në lidhje me vonesat për liberalizimin e vizave.

Ai ka pranuar se nëse Kosova nuk e ratifikon marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi gjatë këtij viti, i gjithë procesi i liberalizimit do të rrezikohet edhe për vitin 2017.

Kryeministri i Kosovës tha se nuk ka arsye që të rrezikohet liberalizimi i vizave dhe ftoi qeverinë dhe deputetët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në qoftë se ka nevojë, ne mundemi që edhe si Qeveri të themelojmë një Komision i cili do të bënte matjen e sipërfaqes së Kosovës, në bazë të vendimit të Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare se sa kilometra katrorë ka Kosova dhe a është zvogëluar sipërfaqja e Republikës së Kosovës, duke kërkuar edhe prej opozitës të japin edhe ata ekspertë të vet”, ka thënë Mustafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?