FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot Franca vendos për fatin e Haradinajt, pritet lirimi me kusht

Sot pritet që të dalë para Gjykatës në Francë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt deklaroi para dy ditësh se ka kërkuar lirimin me kusht të tij, deri në përfundimin e procedurave.

Haradinaj u arrestua në datë 4 Janar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ku akuzohet për krime lufte në Kosovë.
Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dorëzuar të martën organeve të drejtësisë në Francë kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Tashmë fjalën e fundit do ta thotë drejtësia franceze, e cila do të vendosë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi, apo do të lirohet.
Presioni ka qenë i madh ditët e fundit, nga Kosova dhe Europa për lirimin e Haradinajt, por edhe nga Serbia ka lobuar fuqishëm, që kreu i AAK, të ekstradohet në Serbi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për lirimin e ish-komandatit të UÇK, nuk kanë munguar as protestat në Kosovë, Shqipëri, por edhe në shumë vende të Europës dhe Amerikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?