FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surroi godet Thaçin: Kontratën me Perëndimin për çlirimin e vendit, po e përdor për zaptim

Veton Surroi, ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Rambouillet ka rikujtuar marrëveshjen që kishte nënshkruar pala kosovare në Paris, pas negociatave që ishin zhvilluar Kështjellën e Rambouillet me palën serbe, nëpërmjet ndërmjetësve.
Surroi, në postimin e tij ka publikuar fotografinë e nënshkrimit të dokumentit të Rambouillet që kishte ndodhur në Paris e që çoi në bombardimet e NATO’s, në prani të ndërmjetësve ndërkombëtarë, bashkë me Surroin kishin nënshkëruar Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Rexhep Qosja. Pala serbe kishte refuzuar të nënshkruaj.

“Para 19 vjetësh, për herë të parë në historinë e Kosovës një kontratë me Perëndimin, kontratë për çlirimin e vendit. Një vepër kulmore e një populli, e shndërruar në shansë për të zap’uar ditë më ditë, vit pas viti”, ka shkruar Surroi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?