FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Gjykata Speciale javën e ardhshme riprocedohet në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se mbledhja e grupit parlamentar ka qenë e zakonshme për të diskutuar për pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme, por që kanë diskutuar edhe rreth Speciales, për të cilën kanë rekomanduar që riprocedimi dhe votimi të ndodh javën e ardhshme.

“Sot ka qenë mbledhje e zakonshme për të diskutuar rendin e ditës për seancën e nesërme. Po në të njëjtën kohë është diskutuar edhe sa i përket procedimit të mëtutjeshëm të amendamenteve për gjykatën speciale dhe unë dëshiroj të besoj por ishte edhe këshillë por rekomandim që gjatë javës së ardhshme kjo çështje të procedohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendi në javën e ardhshme të voton pro themelimit të Gjykatës Speciale”, tha Thaçi.

Kreu i partisë me të madhe në vend shtoi se themelimi i Speciales është në interesin e të gjithëve dhe vazhdimësi e thellimit të partneritetit me Bashkimin Evropian, NATO-në dhe ShBA-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është në interesin e politikës së Kosovës, interesin e institucioneve të vendit, shoqërisë kosovare, perspektivës euroatlantike, por në të njëjtën kohë natyrisht është në interesin edhe të kaluarës dhe së ardhmes së shtetit të Kosovës dhe vazhdimësisë së thellimit të partneritetit me BE-në, NATO-në dhe SHBA-në. Prandaj, ndajmë vlera të njëjta, interesa të njëjta, prandaj kjo gjë do të ndodh në javën e ardhshme”, shtoi ai./KosovaPress

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?