FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi kërcënon Serbinë: Nuk i harrojmë krimet, do ju padisim për gjenocid

Presidenti, Hashim Thaçi nuk ka nguruar që të ‘kërcënojë’ edhe njëherë autoritetet serbe sa do i padis për gjenocid gjatë luftës së Kosovës.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Thaçi, përkujtoi 18-vjetorin e masakrave në Poklek dhe Çikatovë e Vjetër e Drenicës, ku forcat serbe vranë 78 civilë shqiptarë.

MESAZHI I THAÇIT
“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë. HTH.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?