FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Mos paragjykoni rezultatin e marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se nuk duhet të paragjykohet rezultati i një marrëveshjeje eventuale të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, tha se po punon që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, e cila, sipas tij, do ta stabilizojë rajonin. Ai tha se për marrëveshjen përfundimtare ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“E kemi përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe nuk duhet të paragjykohet rezultati, por të gjithë duhet të jemi unikë në përkrahjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan presidenti Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?