FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi takon  shkrimtarin e shquar Ismail Kadare

Prishtinë, 06 prill 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, i cili këto ditë po qëndron në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka shprehur konsideratë të veçantë për kontributin e gjithanshëm të shkrimtarit dhe intelektualit Ismail Kadare, i cili në krijimtarinë e tij të gjerë letrare ka sublimuar frymën dhe kulturën albanologjike, duke afirmuar letërsinë shqipe në rrafshin ndërkombëtar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Thaçi dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare biseduan për orientimin dhe vlerat e qytetërimit perëndimor si prirje e vjetër e natyrshme e shqiptarëve kudo në Ballkan.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë.

 

“Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”, shtoi Kadare.

 

Në këtë takim presidenti Thaçi rikujtoi qëndrimet e drejta të Ismail Kadaresë, i cili që në vitet e nëntëdhjeta insistonte për rezistencë më aktive.

 

Me paraqitjet e tij në shtypin francez, Kadare vazhdimisht kishte afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës.

 

Po ashtu, presidenti Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.

 

Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë laureat i Çmimit Nobel për letërsi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?