FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Turqit e deportuar paraqisnin rrezik për sigurinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka shprehur keqardhje për shkak se institucionet ligjzbatuese, kanë dështuar të mbrojnë parimet që ndërlidhen me të drejtat njerëzore për shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Në një konferencë për media, presidenti Thaçi ka thënë se posedon një raport të detajuar nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, (AKI) dhe që sipas këtij raporti, arsye e depërtimit të gjashtë shtetasve turq ka të bëjë me veprime të paligjshme në Kosovë.

“Pra, arsye e vetme gjithmonë, sipas AKI-së, është rrezikimi i sigurisë kombëtare. Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën. Por, detajet dhe procedurat duhet të sqarohen nga AKI- ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme deri në fund, dhe në rast se ka pasur shkelje, atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari kushdo që të jetë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet në Kosovë të enjten kanë arrestuar dhe më pas kanë dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq, punonjës në shkollën “Mehmet Akif” në Kosovë./rel/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?