FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thaçi: Vota kundër, gabim trashanik kundër interesave të shtetit

Menjëherë pas rrëzimit të amendamenteve për krijimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar zëvendëskryeministri e njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, i cili ndër të tjera është shprehur se mund t’i risjellin sërish në Kuvend amendamentet.
Nga ana tjetër, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hashim Thaçi bëri këtë deklaratë: “Nga mosdija dhe patriotizmi i rremë, ata deputetë që votuan kundër bënë gabim trashanik, në dëm të interesit shtetëror”.
E megjithatë, deputetët që votuan kundër nuk duken të shqetësuar aspak, përkundrazi, fotot që qarkullojnë nëpër mediet e Kosovës i shfaqin ata tepër të gëzuar, duke bërë edhe simbolin e flamurit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?