FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditëse: Shqiptari që fle rrugëve të Londrës për të siguruar para për shërimin e vajzës

Ky është një rrëfim tronditës për Ali Halitin nga Skënderaj. Ai po fle nëpër trenat e Londrës. Anglisë ia ka mësyer për shkak se vajza e tij ka nevojë për trajtim jashtë vendit dhe shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë…

Ali Haliti nga fshati Poklek i Skënderajt ka shkuar në Londër qe 3 muaj. Haliti po kërkon punë e po kërkon ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia.

Shteti i Kosovës duket se nuk i ka ofruar ndihmë. Sipas bashkëatdhetarëve që e kanë takuar në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë ai po e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas rrëfimeve që vijnë nga Londra, Ali Haliti ka kërkuar nga Ambasada e Kosovës që të kthehet nga Anglia në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo përgjigjia ka qenë se ai "mund të kthehet kamionave" ashtu siç ka shkuar në Londër. "Botasot"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?