FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Serbia, Putin pranon pasaportën e Kosovës

Vendimi që Rusia të lëshojë viza për shtetasit me pasaporta kosovare ka tronditur Serbinë, sipas agjencisë së lajmeve INA.

Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” në numrin e ditës së sotme ia ka kushtuar faqen e parë këtij lajmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Putin pranon pasaportën e Kosovës”, është titulli kryesor i “Blic”-it, ndërkohë që në mbi titull shkruhet: “Vëllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska sqaron se me pasaportë të Kosovës tani për tani mund të hyjnë vetëm sportistët”, shkruan e përditshmja serbe ”Blic”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç fajësoi për këtë çështje Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe jo rusët, sipas agjencisë së lajmeve INA.                                                                                                                                                   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?