FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Bashkëpunimi me Kosovën të rritet edhe më tej

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pret ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Enver Hoxhaj

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Gjatë takimit, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi shtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nismat që kanë për qëllim të krijojnë lehtësira dhe më shumë mirëqenie për shqiptarët që jetojnë në dy anët e kufirit.

 Veliaj u shpreh se është i rëndësishëm që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet edhe më tej, qoftë në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit ekonomik, ashtu edhe në fusha të tjera, që kanë për qellim forcimin e identitetit kulturor shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Sipas tij, është me rëndësi angazhimi i përfaqësuesve të pushtetit vendor në trevat shqipfolëse në Unionin e Bashkive Shqiptare, i cili ka për qëllim të krijojë klimën dhe mekanizmat e duhura të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare në rajon. Kryetari Veliaj tha se një rol të madh në këtë Union kanë edhe komunat kosovare, me të cilat është vendosur një komunikim i vazhdueshëm dhe bashkëpunim konkret.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ministri Hoxhaj falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa vuri në dukje se qeveritë e dy vendeve kanë vendosur të çojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre. Ai vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

 Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës e shoqëroi ministrin Hoxhaj në një vizitë në kantierin e punimeve për transformimin e sheshit “Skëndërbej”. Ai e njohu ministrin kosovar me ecurinë e deritanishme të punimeve, ndërsa theksoi se Bashkia e Tiranës është përpjekur që me anë të këtij projekti ta kthejë sheshin “Skëndërbej” në hapësirën që përfaqëson gjithë shqiptarinë. Ai shtoi se gurët me të cilat po shtrohet sheshi janë marrë nga zonat ku jetojnë shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?