FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veseli: BE vlerësoi arritjet e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se Bashkimi Evropian i vlerësoi më në fund arritjet e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Veseli në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së.

“Bashkimi Evropian i vlerësoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Në këtë fazë, nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë. Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë”, shkruan Veseli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?