FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veseli ngushëllon homologun e tij turk, Yilmaz

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Ismet Yilmaz, pas sulmit terrorist në Suruç, i cili shkaktoi vdekjen e 28 personave.

Në telegramin e kryetarit Veseli thuhet:

"Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, i nderuari Kryetar i Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Z. Yilmaz, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e humbjes së jetës së qytetarëve të pafajshëm në sulmin terrorist në Suruç. Në këtë ditë të rëndë për vendin Tuaj, ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin turk dhe institucionet e tij. Ne, qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit. Vlerat e civilizimit do të triumfojnë mbi këtë të keqe globale".

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?