FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veseli: S’bëhet qameti nëse Lista Serbe nuk kthehet në Qeveri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se nuk do të pranojnë kushtëzime nga Lista Serbe për rikthim në Qeverinë e Kosovës.
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli thotë se respektojnë partnerin e koalicionit, Listën Serbe derisa respektojnë Kushtetutën e Kosovës. Ndërkohë, nëse këta të fundit, nuk vendosin të rikthehen në ekzekutivin e Kosovës sipas Veselit “s’do të bëhet kiameti”.

“Ne i thërrasim le të kthehen në qeverisje por në të njëjtën kohë s’bohet kiameti edhe mos me u kthy”, tha Veseli në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.

“Por ultimatum as nuk do të ketë as nuk do t’i nënshtrohemi”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi respekt për kolegët tanë të Listës Serbe. Ne do t’i respektojmë deri në fund derisa ata e respektojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. E nënshkruajnë betimin në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në Kosovë, Lista Serbe paralajmëroi se do të braktiste Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?