FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Është në interesin e Serbisë një marrëveshje me Kosovën

Një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën kërkon një konsensus të gjerë dhe një vullnet të shumicës në shoqërinë tonë, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje novosti”.

Kur u pyet mbi mundësinë që Serbia të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën dhe sërish të mos bëhet pjesë e BE-së, Vuçiç deklaroi se “nuk e konsideron këtë si një pazar”.

“Është në interesin e Serbisë që të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës, pavarësisht nëse bëhemi ose jo një anëtar të BE-së. Por nëse kjo do të ndodhë, jam i bindur që dera nuk do të jetë pak e hapur, por krejtësisht e hapur”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe sikur PBB-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) të jetë pesë herë më e lartë se tani dhe të jemi kampionë në reformim, BE-ja në fund do të vendosë si kusht zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por, që Serbia të japë gjithçka pa marrë asgjë nuk është as realiste dhe as e mundur”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?