FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiq: Franca dëshiron zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Është e qartë se Franca dëshiron të zgjidhë nyjën e Kosovës dhe se dëshiron që Evropa, dhe vetë Franca, të luajnë një rol kryesor në të gjithë këtë.

Kështu deklaroi sot presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një konference në Paris, ku foli edhe për takimin e tij të fundit në Paris me presidentin e Francës Emmanuel Macron, me të cilin bisedoi për Kosovën.

“Ne kemi thënë gjithmonë se BE është mirë për ne si një ndërmjetës, ne kurrë nuk kemi shkaktuar probleme dhe ne nuk i kemi fajësuar ata për dështimet tona në Ballkan”, tha Vuçiq, transmeton KP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se bisedimet me Macron kishin një rëndësi të madhe për Serbinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi dërguar kërkesa dhe pyetje tona, dhe besoj se, nëse asgjë tjetër, të paktën e dimë se cili është orari dhe kur mund të presim informacione të caktuara dhe disa ndërrime brenda BE për të cilët foli Macron”, tha Vuçiq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?