FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VV i kërkoj dorëheqjen, Haradinaj: Unë po i kryej detyrat, Kurti është i papunë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për dorëheqje.

Haradinaj ka thënë se ai është duke punuar ashtu siç ia përcakton Ligji dhe Kushtetuta e vendit.
Në raport me kërkesën e Albin Kurtit për të dhënë dorëheqje, Haradinaj ka thënë se Kurti është paksa i papunë dhe ka kohë që të bëjë kërkesa të tilla.

“Tani ai është pak si i papunë, do të thotë duhet t’i riparojë dëmet që i kanë ndodhur me ndarjet në parti. E kuptoj, sepse kam kaluar nëpër temat, në të cilat po kalon ai. S’kam çfarë t’i them më shumë, po i kryej detyrat që m’i ka caktuar Parlamenti, Kushtetuta e vendit”, ka deklaruar Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tryezën me partitë politike tha se Haradinaj po i shkakton vetëm dëme shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Kurti kërkoi nga Haradinaj që të japë dorëheqje ose të dalë në votëbesim në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?