FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e politikanit serb Ivanoviç, ja provat e fundit

Ka kaluar më shumë se një muaj (16 janar) nga vrasja e Oliver Ivanoviç,  kreu i Iniciativës Qytetare Serbe, por ende nuk dihet se kush e kreu ekzekutimin e tij.

Por, gazeta serbe Novosti shkruan se tashmë janë zbuluar disa detaje rreth vrasjes së Ivanoviçit.

Një nga to është se Ivanoviç është qëlluar nga një pistoletë automatike dhe jo ashtu sic ishte thënë më herët që ishte qëlluar me një “nëntëshe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Novostit, burime të afërta me organet hetuese kanë treguar se Ivanoviç ditën e vrasjes ishte përcjellë nga shtëpia e tij e deri tek zyrat e partisë, ku edhe ndodhi vrasja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, nga vetura e tipit “Opel Astra”, nga sedilja e pasme janë shkrepur plumbat të cilët kanë goditur në gjoks politikanin serb.

Sipas autopsisë, Ivanoviç është qëlluar me gjashtë plumba të cilët kanë prekur organet vitale.

Ekzekutuesit, pas vrasjes së Ivanoviç, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe makina me të cilën u arratisën më pas është gjetur e djegur.(klankosova)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?