Home Rajoni Kosovë, EULEX...

Kosovë, EULEX dhe “Specialja” kontrolle në banesat e heronjve. Familjarët: Kanë marrë telefonat personal

21
0

Këtë të martë, zyrtarët e EULEX-it dhe të Prokurorisë Speciale në Kosovë kryen kontrolle në banesat e heronjve të luftës së UÇK-së në Prishtinë.

Familjarët e dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu, njoftuan se gjatë bastisjeve, janë marrë disa dokumente dhe se operacioni është kryer me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë.

“Sigurisht janë të porositur të marrin diçka, për arsyeje se kjo ka qenë një bazë e luftës, ka qenë bazë e vjetër prej viteve 1988-1989. Telefonin tim personal dhe të djalit i kanë sekuestruar, bile të djalit nuk ishte e nevojshme, dhe laptopin tim e sekuestruan. Dokumente nuk ka pas çfarë të marrin. Nuk kanë marrë në pyetje”, tha një nga familjarët.

Avokati i familjes, Artan Qerkini tha se gjatë operacionit nuk është sekuestruar asnjë provë e vetme dhe kërkoi nga Gjykata Speciale që të tregojë më shumë kujdes në lëshimin e urdhrave për kontrolle.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit