Home Aktualitet KQZ regjistro...

KQZ regjistron PD-në e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 Majit

364
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar këtë të shtunë, 18 mars PD-në me nënkryetar Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zbatojë vendimin e marrë nga KAS, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ilirjan Celibashi: Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë vec faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej çdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi.

Ndaj për të mos e zgjatur më tej vendosim regjistrimin e PD me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në KAS brenda tre ditëve dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit