Home Aktualitet KQZ shpall re...

KQZ shpall rezultatin final për zgjedhjet në Kukës ku fitoi PS-ja

24
0

Këtë të enjte, Komisioni Rregullator në KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të zhvilluara në datën 24 shtator 2023.

Kandidat fitues për Kryetar të Bashkisë Kukës, Qarku Kukës u shpall Albert Halilaj, i propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Albert Halilaj mori 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” 7431 vota, me një pjesëmarrje prej 45.63%.

Kandidati i PS siguroi fitoren e 24 shtatorit me diferencë prej 5594 votash, ndërsa Partia Demokratike zyrtare zgjodhi që të mos dalë me kandidat. Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit erdhën pas shkarkimit të Safet Gjicit pas publikimit të video-skandalit në zyrë me Alma Kaçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit