Home Aktualitet Kreshnik Spah...

Kreshnik Spahiu: Berisha do të krijojë parti të re për zgjedhjet lokale

867
0

Sali Berisha u riktheu në PD si kryetar, por sipas Kreshnik Spahiut, Gjykata e Apelit do e quajë të pavlefshme Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe logoja do t’i përkasë Enkelejd Alibeajt dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Spahiu shprehet i bindur se Berisha do të krijojë një parti të re për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ajo çfarë mund të them është që Sali Berisha është sot një lider i PD-së, por ende nuk dihet nëse në zgjedhje do kandidojë me logo. Sipas të gjitha gjasave, Gjykata e Apelit në vigjilje të zgjedhjeve lokale, do e quajë të pavlefshme Kuvendin e zotit Berisha dhe logoja do t’i përkasë grupacionit tjetër.

Në zgjedhjet lokale do të kemi disa parti, që do të thotë do jetë Partia Socialiste, Partia Demokratike me Alibeajn dhe Lulzim Bashën, do kemi një parti të re që do krijohet nga Sali Berisha dhe do të kemi Partinë e Lirisë.

Sigurisht, këto të treja mund të shkonin të treja në koalicion, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ekzistonin si superfuqi globale. Nuk do ketë një koalicion mes PD-së dhe partisë së Sali Berishës”, deklaroi Spahiu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit