Home Aktualitet Kreu i SPAK r...

Kreu i SPAK raporton në KLP: 41 milionë euro pasuri të sekuestruara në 2023-shin. 18 zyrtarë të lartë në hetim

144
0

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportur në KLP lidhur me aktivitetin e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023. Të pranishëm kanë qenë dhe dy zëvendësdrejtuesit e tij, Adnand Xholi e Klodian Braho, si dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Në raportin e tij, ndër të tjera, Dumani tha se 18 zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim në 2023-shin si dhe janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

“SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri. SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri në rajon por edhe më gjerë.

“Vlera e pasurive të sekuestruara gjatë vitit 2023 është 41 milionë euro. Janë vënë nën hetim 18 persona me funksion, ish-ministër shëndetësie, ish-gjyqtar apeli, krytar bashkie, ish-kryeministër, ish-ministër finance, ish-ministër mjedisi, ish prokuror etj”, tha Dumani.

Altin Dumani u përgjigj të gjitha pyetjeve të pranishmeve në menyrë korrekte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit