Home POLITIKE Krimet brenda...

Krimet brenda familjes, Blendi Fevziu ka një apel: Mundohuni të qetësoheni

187
0

Për krimet brenda familjes, Blendi Fevziu ka një apel. “Mundohuni të qetësoheni”. Në studion e Milori Live, gazetari tha se këto ngjarje tregojnë se sensibiliteti për jetën është në nivelet më të ulëta europiane.

“Ajo që po vë re unë është në një shoqëri të emancipuar, në një shoqëri që synon të bëhet anëtare e BE, sensibiliteti për jetën është në nivelet më të ulëta europiane. Të shkosh të vrasësh vëllain dhe gruan e vëllait për 17 milionë lekë, të shkosh të vrasësh vjehrrin dhe kunatin për një inat kot, kthehesh pas nuk e di sa vitesh dhe shkon t’i vrasësh.

Të shkosh të përdhunosh një vajzë 11-vjeçare dy herë në grupe që është akoma më e tmerrshme. T’i presësh kokën babait, apo të copëtosh burrin, historia tjetër e Kosovës, këto nuk kanë asnjë shpjegim tjetër, veçse rudimente primitive të një shoqërie e cila nuk mund të ecë kurrë përpara.

Unë kam një apel për këta njerëz, t’i thërrasin njëherë mendjes, sepse jo vetëm u marrin jetën atyre njerëzve, sepse nuk iu kthehet më kurrë, por shkatërrojnë padyshim edhe jetën e vet, po shkatërrojnë dhe jetën e fëmijëve të atyre që u vrasin, fëmijëve të tyre. Pra një apel ka për këta njerëz, mundohuni të qetësoheni.

Colin Powell thoshte një gjë interesante. Një nga ato motot e tij, ishte mërinë e darkës lëre për në mëngjes. Kur të zgjohesh në mëngjes gjyko nëse duhet ta bësh atë gjë apo jo, kështu që nëse ne do të vazhdojmë me këtë lloj primitivizmi shoqëror, ne nuk kemi asnjë shans të emancipohemi dhe të ecim para si shoqëri”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit